Sveçla reagon pas deklaratave fyese të zyrtarit serb: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ndihmësdrejtorit të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, Igor Popoviq, i cili gjatë një fjalimi të mbajtur në Rahovec ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si organizatë terroriste dhe duke e krahasuar me ngjarje të rënda nga historia botërore.

Për pasojë, Popoviq është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Bërnjakut dhe është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, ku ndaj tij pritet të merren masa konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ministri Sveçla deklaroi se deklarimet e Popoviqit përbëjnë nxitje të urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike në vend, ndërsa theksoi se Kosova nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë së saj.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe sovran. Ne as nuk kemi cenuar një shtet tjetër, as nuk kemi provokuar popullatën e një shteti tjetër dhe as nuk do të lejojmë veprime të tilla ndaj nesh. Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë, e aq më pak të Luftës sonë Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja”, ka shkruar Sveçla.

Ai shtoi se kjo pjesë e historisë gëzon respektin e të gjithë botës përparimtare dhe se retorika e modelit millosheviqian, që sipas tij ende mbahet gjallë nga administrata serbe nën drejtimin e Aleksandar Vuçiqit, është e dënueshme, e pavërtetë dhe e rrezikshme për marrëdhëniet ndëretnike dhe fqinjësore.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika