Konfiskohen pajisje me vlerë mbi 200 mijë euro në një laborator të drogës në Leposaviq

Policia e Kosovës, ka shkatërruar një laborator për përpunimin e substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Foto nga vendi i ngjarjes, publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, 1 korrik 2022

Policia e Kosovës, të premten ka shkatërruar pajisje të përpunimit të substancave narkotike me vlerë rreth 250 mijë euro.

Laboratori i shkatërruar nga Policia e Kosovës, gjendej në Leshak të Leposaviqit, ku kishte pajisje të montuara dhe të gatshme për përdorim të përpunimit të substancave narkotike.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se nga ky laborator sipas tij kuptohet se pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në Kosovë.

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Sveçla, duke i përgëzuar njësitë e Policisë së Kosovës, ka shtuar se nuk do të ndalen së zbatuari misionin e tyre për ata që nuk zbatojnë ligjin.

Në njoftim e Policisë së Kosovës, thuhet se pas disa hetimeve paraprake ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposaviqit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

 

Sipas Policisë, laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme.

“Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë. I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika