Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seancën e ftuar për në orën 22:00 nga kryesuesi Avni Dehari, vetëm për të konfirmuar qëndrimin e tyre politik në favor të formimit të institucioneve, ndonëse nuk presin asnjë zhvillim të ri.
“Edhe sonte nuk ka asnjë përpjekje serioze. Është hipokrizi të ftohemi në orën 22:00 kur dihet paraprakisht se çfarë do të ndodhë”, tha Bajrami.
Ajo shtoi se, pavarësisht mungesës së shpresës për ndonjë rezultat konkret, LDK do të jetë e pranishme për të treguar qartë vullnetin e saj për tejkalimin e krizës.
“Nuk do të ketë asnjë rezultat, por ne do të vijmë për të shprehur qëndrimin tonë politik”, përfundoi ajo.