OKB-ja e alarmuar nga “rritja shqetësuese” e ekzekutimeve në Iran

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që t’i ndalë dënimet me vdekje, duke përmendur “rritje shqetësuese të ekzekutimeve” këtë vit.

“Raportimet se janë kryer disa qindra ekzekutime në Iran vetëm këtë vit, tregojnë sa shqetësuese është situata, si dhe për nevojën urgjente për një moratorium të menjëhershëm në këtë shtet në kryerjen e dënimeve me vdekje”, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volder Turk përmes një deklarate.

Sipas të dhënave të mbledhura nga zyra e tij, të paktën 612 persona janë ekzekutuar në gjysmën e parë të vitit 2025.

Kjo shifër është dyfish më e madhe sesa ajo e periudhës së njëjtë më 2024, kur autoritetet iraniane raportohet t’i kenë kryer të paktën 297 ekzekutime, është thënë në deklaratë.

Sipas shefit të zyrës së OKB-së, minoritetet janë prekur në mënyrë joproporcionale.

“Është alarmante të shohim raportime që tregojnë se janë të paktën 48 persona në listë për t’u ekzekutuar”, ka thënë Turk.

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut ka thënë se informacioni i mbledhur nga zyra e tij tregon se në shumicën e rasteve, procedurat gjyqësore janë kryer me dyer të mbyllura dhe kështu nuk janë respektuar të gjitha ligjet që garantojnë proces të drejtë.

Sipas zyrës së tij, mbi 40 për qind e ekzekutimeve këtë vit janë kryer për shkelje të lidhura me drogën.

Të tjerë janë dënuar për akuza sikurse “’armiqësia ndaj Zotit’, ‘korrupsion në Tokë’, dhe akuza tjera që përdoren shpesh nga autoritetet për t’i heshtur zërat kundërshtues”./REL

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika