Avokati Hasani: Për Kurtin kërkohet sjellja me forcë, për Radoiçiqin heshtje dhe fshehtësi

vokati Nasuf Hasani ka vlerësuar se ka pasur trajtim të pabarabartë nga ana e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Milan Radoiçiqit.

Në një intervistë në emisionin Five në RTV Dukagjini, Hasani ka kritikuar qasjen e kryeprokurorit Blerim Isufaj, duke e akuzuar për shmangie të Kodit të Procedurës Penale në rastin e të dyshuarit Radoiçiq.

Ai ka përmendur intervistën e Isufajt për Kallxo.com, ku sipas tij u vërejt qartë një mungesë objektiviteti.

“Unë e vërejta një joobjektivitet sa i përket kësaj çështjeje, nëse krahasojmë me tërheqjen e urdhërarrestit për Milan Radoiçiqin. Për Albin Kurtin, pas minutës së 33 të intervistës, Blerim Isufaj e përmendi Kodin e Procedurës Penale, ndërsa për Radoiçiqin veproi sikur nuk ekziston ndonjë normativë për këtë çështje”, tha Hasani.

Ai shtoi se për çdo individ në procedurë hetimore zbatohet Kodi i Procedurës Penale, dhe përderisa ndaj Radoiçiqit ekzistonte dyshim i bazuar për dy vepra të rënda penale, ai duhej të përballej me drejtësinë, jo të përfitonte nga tërheqja e masës së urdhërarrestit pa ndonjë arsyetim të qartë publik.

“Dokumenti për tërheqjen e urdhërarrestit nuk gjendet askund, me gjasë është dorëzuar vetëm në gjykatë, pa asnjë shpjegim për opinionin publik. Për mendimin tim, kjo ishte veç një hedhje sy qytetarëve”, deklaroi ai.

Hasani theksoi se ky trajtim i pabarabartë dëmton besimin në institucionet e drejtësisë.

“Ka qenë një joobjektivitet në këtë çështje, sepse për Albin Kurtin thuhet se i kemi dërguar kërkesë që të sillet me forcë, ndërsa për një individ që ka pasur lidhje të ngushta me qeverinë e Republikës së Serbisë, është e pashpjegueshme një qasje e tillë”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika