Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kanali i Ibër Lepencit sa shkon e bëhet më i sigurt.
Gjersa ka shpërndarë fotot e dy dite më parë të Ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kurti i ka cilësuar investimet në Ibër Lepenc si “jetike”.
“Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike. Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Për këtë projekt, Rizvanolli kishte deklaruar se projekti për rehabilitimin e këtij kanali, në vlerë prej 13 milionë euro pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim.
Mes të tjerash, ajo kishte deklaruar se me investime të kësaj natyre rritet siguria e ujit funksionaliteti afatgjatë i kanalit gjersa reduktohen humbjet e ujit.