Pritjet për të hyrë nga pika kufitare e “Dheut të Bardhë” në Kosovë kanë shkuar deri në afro tri orë gjatë pasdites të së shtunës.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat arrijnë deri në 1500 metra.
Ndërkaq, pritje deri një orë ka edhe në pikëkalimet e Jarinjës ku kolona arrin deri në 1000 metra dhe në atë të Muçibabës, ku koha e pritjes është e njëjta ndërsa kolonat, 500 metra.
Ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet zgjasin deri në 10 minuta.