Pesë vrasje brenda 48 orëve në Kosovë, katër të dyshuar ende të lirë

Për vetëm 48 orë në Kosovë janë regjistruar pesë raste të vrasjeve në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.

Ngjarja më e fundit u shënua mbrëmjen e së hënës në Hajvali të Prishtinës, ku një 41-vjeçar u vra me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje të dyshuar në komunikacion. 

Policia e Kosovës konfirmoi se viktima ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet.

Të dielën, në qendër të Gjilanit, tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri. 

I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është Mefail Shkodra, i cili bashkë me dy djemtë e tij ndodhet ende në arrati. 

Pas kësaj ngjarjeje, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, urdhëroi hetime nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kërkoi masa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë trajtuar rastet e mëparshme të Shkodrës. 

Ndërkaq, me rekomandim të IPK-së, katër zyrtarë policorë janë suspenduar.

Mbrëmjen e 10 gushtit në Prizren, një person u ther për vdekje me thikë në lagjen “Tusuz”.  I dyshuari është arrestuar nga Policia.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, viktima u dërgua fillimisht në QKUK për trajtim, por nuk i mbijetoi plagëve.

Një tjetër vrasje këtë muaj është raportuar në fshatin Baicë të Lipjanit më 4 gusht.

Policia ka thënë se trupi i viktimës është gjetur i varrosur në një arë. Viktima është një 50-60 vjeçar.

Në lidhje me  rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.

Figura të njohura publike kanë kërkuar nga institucionet shtetërore rritjen e masave të sigurisë, pas rritjes së numrit të vrasjeve dhe aksidenteve në vend.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika