Nisi me përleshje qenësh, përfundoi me vrasje me thikë – Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin E.B., i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi të dielën mbrëma, më 10 gusht 2025, në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka nisur pas një mosmarrëveshjeje që shpërtheu kur i pandehuri dhe viktima, H.Sh., i nxitën qentë e tyre në një përleshje. 

Pas një fjalosjeje të shkurtër, E.B. dyshohet se ka vepruar në mënyrë të befasishme dhe dinake, duke shfrytëzuar momentin dhe nxjerrë një thikë-patente, me të cilën e ka goditur viktimën.

H.Sh. u dërgua fillimisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Prokuroria ka bërë të ditur se E.B. po hetohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, si dhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika