Komercialja pro ZRRE-së për liberalizim të tregut të energjisë, Dakaj: Qeveria i di pasojat, por qëllimi mbetet i pakuptueshëm

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale të Shkallës së Dytë që miratoi ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke lejuar daljen e detyrueshme të mbi 1000 bizneseve të mëdha në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Në FIVE në TV Dukagjini, Dakaj  ka thënë se ky vendim godet më së shumti prodhuesit, të cilët nuk kanë hapësirë të rrisin çmimet pa humbur konkurrueshmërinë në treg.

“Mendoj që kategoria ose bizneset më të rrezikuara nga ky vendim janë, prodhuesit. Për shkak se nuk kanë fuqi, nuk mund të jenë konkurrentë në treg nëse i rrisin çmimet”, ka thënë Dakaj.

Sipas Dakajt, pasojat e këtij vendimi nuk do t’i ndjejnë vetëm bizneset, por edhe qytetarët, përmes rritjes së çmimeve të produkteve dhe uljes së vendeve të punës.

“Bizneset vendore, rrezikohen duke pas konkurrencë shumë të lartë prej jashtë. Pasoja tjetër është kostoja e qytetarëve, që do të rriten të rriten të gjitha çmimet e produkteve. Dhe zvogëlimi i numrit të punëtorëve…”, ka shtuar Dakaj.

Dakaj kritikoi qeverinë, duke thënë se ata janë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat e vendimit.

“Ne nuk e kemi një subjekt politik (Lëvizja Vetëvendosje), i cili nuk e ka njohurinë bazikë për ekonomin dhe funksionim dhe zhvillim të shtetit. Unë jam i bindur që e dinë dh i dinë pasojat, unë s’po e kuptoj qëllimin dhe ku është përftimi politike ose shtetror, i këtyre vendimeve. Jam i bindur që prej kryeministri Kurti, ministrit Murati, dy ministrev që i drejtojnë dikasteret e ekonomisë, të gjithë këta i dinë që po po e thomë, që dihet efekti dhe pasojat. Por qëllimin nuk e kuptojmë…

Kjo nuk as një logjikë vetëm nëse e mendon faktin, në 4-5 vitet e fundit qysh janë goditur bizneset, dhe kjo ka pasoja shumë të mëdha në zhvillim ekonomik dhe social të vendit. Nëse ti je duke vepru njëpasnjëshme dhe duke i godit biznes, çfarë imazhi je duke krijuar për bizneset në Kosovë. Edhe për atë që është luftë e të gjitha shteteve, për më tërheq investitorë të huaj…”, ka thënë Dakaj.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika