Në mesnatë përfundon afati për subjektet politike që të aplikojnë për certifikim dhe të dorëzojnë listat me kandidatët për zgjedhjet e 12 tetorit 2025, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe përbërjen e kuvendeve komunale.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka kujtuar se procesi i aplikimit, i nisur më 26 qershor, mbyllet sonte në orën 23:59.
Sipas tij, secili subjekt politik vendos vetë nëse do të garojë vetëm për kryetar komune, vetëm për kuvend komunal apo për të dyja, si dhe në cilat komuna do të marrë pjesë.
Deri më tani, KQZ ka certifikuar 10 subjekte, dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur, me gjithsej 64 kandidatë.
Nga ta, pesë synojnë postin e kryetarit të komunës, ndërsa 59 të tjerët garojnë për ulëse në kuvendet komunale./EO