Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj, i dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje.
Rasti ka ndodhur më 13 gusht 2025. Sipas njoftimit, i dyshuari është shtetas i Kosovës dhe viktima është një grua kosovare.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.