Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për H.K., i cili është arrestuar nën dyshimin se ka shpërndarë dhe shitur kokainë në sasi të mëdha.
Sipas Prokurorisë, gjatë një bastisjeje më 12 gusht 2025 në banesën e tij në rrugën “William Walker” në Prizren, policia ka sekuestruar:
3.3 kg kokainë të mbështjellë në tri tulla, 1 kg kokainë me mbetje të saj, 1.1 kg kokainë e ndarë në 19 qese, 36,62 gram kokainë në 133 qese të vogla, 0,32 gram kokainë në një qese, dy peshore elektronike, 260 euro para të gatshme, pajisje për vakumim, motoçikletë “Piaggio Vespa”, telefon “iPhone 15 Pro Max”, skalper dhe sasi të madhe qesesh plastike për paketim.
Sipas vlerësimeve, droga e sekuestruar në tregun ilegal arrin vlerën deri në 300 mijë euro.
Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit dhe çuarjen para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.
Sekuestrohen mbi 4 kg kokainë me vlerë 300 mijë euro, arrestohet një person në Prizren