Dy automjete janë dëmtuar në Mitrovicën e Jugut pas një shpërthimi që ndodhi rreth orës 00:50 të datës 10 gusht 2025, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës, e cila është sekuestruar si dëshmi materiale.
Me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.