Mëngjesin e së martës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në fshatin Gramaçel të Deçanit, ku janë arrestuar tre persona dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh.
Të arrestuarit janë një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj. Gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar:
Një pistoletë me leje me 16 fishekë- Një pistoletë tjetër me leje me karikator dhe 24 fishekë – Dy pushkë – Pajisje për mirëmbajtjen e armëve – Gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm – Katër thika – Rreth 1.5 gramë marihuanë.
Gjithashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.