Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas emërimit të anëtarit të VV-së, Mentor Hyseni, në krye të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se ky emërim dëshmon hipokrizinë e Qeverisë Kurti 2.
“Albin Kurti e paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin. Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.
Deputetja gjithashtu ka ironizuar lidhjet personale në vendimmarrje, duke përmendur “Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”.