NLB Banka bëhet Sponsor Gjeneral i FC Prishtina për sezonin e ri

Me shumë entuziazëm dhe krenari, NLB Banka zyrtarizoi sot vazhdimin e partneritetit me klubin më të vjetër dhe më të njohur të futbollit në Kosovë – FC Prishtina, duke u bërë Sponsor Gjeneral i klubit për sezonin e ri.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u mbajt sot, ku morën pjesë z. Rahman Haradini, President i FC Prishtina, dhe z. Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka.

“NLB Banka ka besuar gjithmonë në fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit dhe për të frymëzuar komunitetin. Jemi të lumtur që përmes këtij partneriteti po kontribuojmë në zhvillimin e futbollit vendor dhe po mbështesim një klub me histori të pasur dhe ambicie të mëdha,” tha z. Maloku gjatë ceremonisë.

Nga ana e tij, Presidenti i FC Prishtina, z. Rahman Haradini, u shpreh: “Ky bashkëpunim me NLB Banka ka qenë një shtyllë e rëndësishme për klubin tonë. Mbështetja e tyre na ka ndihmuar të rrisim kapacitetet tona dhe të synojmë rezultate të larta, jo vetëm në garat vendore, por edhe në ato ndërkombëtare.”

Ky partneritet i fuqizuar është dëshmi e angazhimit strategjik të NLB Banka për të investuar në sport, si një mjet për zhvillim shoqëror, frymëzim dhe bashkim komunitar. Banka vazhdoi të tregojë se është më shumë se një institucion financiar – është një partner i vërtetë i komunitetit.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika