Publicisti Habib Zogaj ka folur për masakrën e Burimit, ku gjatë periudhës 29-31 mars 1999 u vranë 34 civilë shqiptarë nga forcat serbe.
Në emisionin FIVE në Dukagjini, Zogaj e ka cilësuar këtë krim si një akt me qëllim të qartë gjenocidal, të shoqëruar nga djegie dhe shkatërrim masiv të pronave të shqiptarëve
Zogaj theksoi se ekzistojnë prova të forta, përfshirë fotografi të realizuara nga vetë kriminelët serbë gjatë kryerjes së masakrës së Burimit.
“Këtu bëhet fjalë për djegie dhe shkatërrime. Sepse gjithçka që iu gjetën shqiptarëve, plaçkiten gjithçka, pastaj iu futën zjarrin. Një nga tematikat që trajtohet këtu, në grumbullim prej 100 eksponateve faktografike të luftës, është djegia e shkatërrimi. Por ajo që është e dhimbshme dhe që ka qëllim gjenocidal janë masakrat. Masakra e Burimit dhe Turjakës. Dmth kjo është një viktimë, që është gjetë nga ushtarët tanë, është gjetë në një pus uji. Të gjitha rrugët e rrugicat e komunës së Malishevës, kudo ku ka gjetur dora e kriminalëve serbë, shqiptarë në këmbë të veta i ka ekzekutuar. Masakra e Burimit është tepër e veçantë. E karakterizon, si zakonisht plaçkitja, ndarja e meshkujve ekzekutimi i tyre, jo vetëm me armë zjarri. Unë kam edhe janë dokumentar nga kjo ngjarje tragjike.
Njerëzit përmendin emra, tash e përmendet një Ramadan Morina, për të cilin nuk kam pas të kem informacion paraprakisht. Por, çka i duhet prokurorisë ma shumë se fotografi konkrete të krimineleve, që kanë bërë krime në Malishevë. Janë fotografi të filmi tyre, që ata kanë fotografuar njëri tjetrin”, ka thënë Zogaj në FIVE të Dukagjinit.
Deklaratat e tij vijnë pas arrestimit të Ramadan Morinës në Prishtinë, i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Burimit. Sipas Prokurorisë Speciale, Morina akuzohet se në bashkëkryerje me forcat policore dhe ushtarake serbe ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve dhe në shkatërrimin e pronave të tyre.