Dy javë nga fillimi i ri i vitit shkollor, aplikimi për subvencionet e teksteve shkollore ende nuk është hapur, Ministria hesht

Me afrimin e datës 1 shtator, e cila shënon fillimin e vitit të ri akademik 2025-2026, shumë prindër dhe familje janë në pritje për hapjen e aplikimit për subvencionet e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Edhe pse ky është një moment kur zakonisht prindërit fillojnë përgatitjet për blerjen e librave dhe materialeve të nevojshme për fëmijët e tyre, deri më tani ende nuk është hapur aplikimi zyrtar nga Ministria e Arsimit.

Telegrafi ka dërguar pyetje zyrtare në Ministrinë e Arsimit duke kërkuar sqarime lidhur me datën për hapjen e aplikimit për subvencionet që ndihmojnë familjet të përballojnë shpenzimet për tekstet shkollore.

Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Telegrafi ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Ndryshe, vitin e kaluar prindërit janë subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore ku për nxënësit nga klasa e 1-5 vlera e subvencionimit ishte 80 euro, ndërsa për ata nga klasa 6-9 vlera ishte 110 euro, ndërsa vite më parë është praktikuar opsioni ku librat shpërndaheshin direkt përmes shkollave. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika