Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh mjekësore

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare “Cicat”, me synim përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e rasteve emergjente.

Pajisjet e dhuruara përfshijnë dy aparatura për ngrohjen e gjakut dhe disa karroca për transportimin e barnave.

Themeluesja e organizatës, Ermira Murati, e cilësoi këtë si një ditë të veçantë, duke e lidhur donacionin me rezultatet e një bashkëpunimi të suksesshëm gjatë rezidencës artistike të mbajtur vitin e kaluar në kuadër të festivalit “Shliroj cicat”.

Ajo falënderoi komunitetin shqiptar në Zvicër për mbështetjen dhe zemërgjerësinë, si dhe anëtarët e bordit të organizatës për angazhimin e tyre.

Dorëzimi i pajisjeve u bë në ambientet e QKUK-së, ku drejtuesit e Klinikës vlerësuan kontributin e këtij investimi në përmirësimin e cilësisë së trajtimit.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi, theksoi se pajisjet e reja do të lehtësojnë punën e stafit mjekësor dhe do të ofrojnë shërbime më efikase për pacientët me diagnoza të rënda, duke reduktuar gjithashtu kostot për familjarët.

Ky donacion shihet si pjesë e një procesi më të gjerë modernizimi të infrastrukturës shëndetësore, me fokus në përmirësimin e shërbimeve në sektorët ku nevoja është më e madhe./KP

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika