Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Burim të Malishevës, Ramadan Morina

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R.M., i dyshuar për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktvendimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ekziston dyshimi i bazuar se R.M., në bashkëkryerje, ka marrë pjesë në krime të luftës më 31 mars 1999 në fshatin Burim të Malishevës, përfshirë edhe vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Gjykata ka theksuar se pesha e veprës është e rëndë dhe komplekse, ndërsa çdo masë tjetër përveç paraburgimit do të ishte e pamjaftueshme për sigurimin e zhvillimit të procedurës penale. Po ashtu, është konstatuar se i pandehuri, i cili ka shtetësinë dhe vendbanimin në Serbi, paraqet rrezik arratisjeje dhe mundësi për të ndikuar tek dëshmitarët.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Nga ana tjetër Prokurori special, Kastrioj Memaj e as avokati i të pandehurit, Arianit Koci, nuk janë deklaruan pas seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas hetimeve, Morina dyshohet se në periudhën 29–31 mars 1999, gjatë luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

“Krim gjenocidal, i dokumentuar nga vetë autorët”, publicisti shpalos fotografitë e kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën në Burim të Malishevës

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika