Arrestohet në Prishtinë një 35-vjeçar i kërkuar për vrasje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar me urdhëresë gjykate për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I arrestuari, K.D., 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet gjithashtu për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas arrestimit, në koordinim me prokurorin e rastit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

Prishtinë, 15 Gusht 2025 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitet e STP Veriut në Prishtinë, arritën të arrestojnë personin e kërkuar;
K.D, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë gjykate për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë, në koordinim me prokurorin është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika