E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati, vazhdoi këtë javë takimet me partitë politike në vend, ajo ka takuar përfaqësuesit e Listës Srpska.
Sipas njoftimit të ambasadës, gjatë diskutimeve, Prattipati theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë të të gjitha partive të konsoliduara për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë të dëgjuar në të ardhmen e Kosovës.
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati vazhdoi takimet me partitë politike të Kosovës këtë javë. Në diskutimin e saj me përfaqësuesit e Listës Serbe, ajo theksoi se pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës. E Ngarkuara gjithashtu theksoi rëndësinë e komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësuesve të tij për të marrë pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës. Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, thuhet në njoftim.