Mbyllet pika kufitare në Glloboqicë për shkak të zjarreve në Maqedoninë e Veriut

Për shkak të zjarrit të madh pranë fshatit Jazhincë, është mbyllur edhe kufiri Kosovë–Maqedoni e Veriut në pikëkalimin kufitar të Glloboçicës.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar, rreth orës 15:40 pala maqedonase ka informuar se, për shkak të afërsisë së flakëve me rrugën dhe rrezikut nga përhapja e zjarrit, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shtabit të Krizave të Maqedonisë së Veriut, është vendosur mbyllja e këtij kalimi kufitar.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të përdorin pika kufitare alternative deri në normalizimin e situatës.

Për shkak të një zjarri të madh, është ndërprerë trafiku në rrugën Tetovë–Jazhincë

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika