Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe 

Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete nëpër Serbi.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ka thënë në një konferencë për media në Beograd, pak para mesnatës, se ka pasur “shkelje drastike të rendit publik”.

Përleshjet më të dhunshme janë regjistruar në Valljevë, në perëndim të Serbisë, pasi zyrat e Partisë Përparimtare të Serbisë – parti e presidentit, Aleksandar Vuçiq – janë përfshirë nga flakët.

Incidente të ngjashme janë regjistruar në ditët e fundit edhe në shumë qytete tjera, përfshirë kryeqytetin, Beogradin.

Daçiq ka thënë se në Valljevë janë sulmuar edhe ndërtesa e gjykatës dhe zyra e prokurorit, si dhe ato të administratës së qytetit. Në protesta janë dëmtar rëndë edhe zyrat e Partisë Radikale Serbe – parti e ekstremit të djathtë – të udhëhequr nga krimineli i luftës, Vojisllav Sheshel.

Në disa incizime janë parë zyrtarët policorë duke hedhur gaz lotsjellës, bomba zanore dhe duke i shpërndarë protestuesit, të cilët kanë gjuajtur gjësende në drejtim të tyre

Skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe në Beograd, ku protestuesit janë mbledhur para selisë së partisë Vuçiqit, mirëpo më vonë janë shpërndarë nga policia përmes gazit lotsjellës.

Përleshjet kanë shpërthyer pas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shihen disa të rinj të ndaluar nga autoritetet ditëve të fundit në Novi Sad. Ata shihen të gjunjëzuar me shpinën e kthyer kah zyrtarët policorë në momentin e arrestimit.

Policia, as nuk e ka konfirmuar, dhe as mohuar autenticitetin e këtyre fotografive, dhe as nuk ka thënë se do të nisë ndonjë hetim për abuzim eventual të kryer nga policia.

Në Valljevë, protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur “Mos i rrihni fëmijët tanë” dhe kanë bërë thirrje për lirimin e të gjithë të ndaluarve.

Daçiq, në anën tjetër, ka thënë në konferencë se policia është përballur me sulme të vazhdueshme.

Ai ka paralajmëruar se “të gjithë ata që përhapin informacion të rremë” do të arrestohen, duke iu referuar disa raportimeve të pasakta në rrjete sociale për “vdekjen e një protestuesi”./REL

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika