Në pritje të takimit Trump–Zelensky, sot liderët europianë zhvillojnë një konferencë për Ukrainën

Liderët europianë që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “koalicioni i vullnetit” pritet të zhvillojnë një konferencë virtuale të dielën, përpara bisedimeve të rëndësishme që presidenti amerikan Donald Trump do të ketë javën e ardhshme me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Synimi i konferencës i drejtuar nga kryeministri britanik Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Merz, synon të bashkojë vendet për të mbrojtur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Pjesë kryesore e agjendës është një zotimi konkret nga Trump për një garanci sigurie.

Mes të tjerash, çështje diskutimi do të jetë edhe përfshirja e presidentit ukrainas Zelensky në bisedimet me Rusinë, siç nuk ndodhi në takimin e fundit në Alaskë mes Putin dhe Trump.

Në deklarata të vazhdueshme nga drfejtuesit e kësaj konference, është potencuar se pa rolin e presidentit ukrainas nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika