Deri në tri orë e gjysëm është pritja për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdares.
Kështu ka treguar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar gjersa thuhet se kolona arrin deri në 2000 metra.
Në përditësimin e fundit të saj, bëhet e ditur se pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, gati 2 orë dhe në Mutivodë, deri në gjysëm ore.