Vuçiq paralajmëron “dorën e hekurt” ndaj protestuesve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar ndërhyrjen e ashpër të shtetit pas protestave në shumë qytete të vendit, të cilat po mbahen pas shembjes së një tende hekurudhore më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku gjetën vdekjen 16 persona.

Vuçiq gjatë fjalimit të tij sot në Pallatin e Serbisë tha se nevojitet edhe pak kohë dhe se shteti do të veprojë.

“Ata (protestuesit) kanë rrezikuar demokracinë tonë dhe çdo person, kjo është kundër çdo personi normal në vend. Banda sundon rrugët”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ajo që ndodhi në Valevë dhe Novi Sad ishte “terrorizëm i pastër”. Ai shtoi se “rastësisht shmangën një tragjedi të madhe” në Novi Sad, duke deklaruar se kreu i SNS-së Milosh Vuçeviq, mund të ishte vrarë.

“Qytetarët do të shohin vendime të papritura në tre ose katër ditët e ardhshme, dhe pastaj veprime vendimtare. Do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të vendosur paqe dhe rend. Na duhet kohë dhe përgjigja do të jetë e ndryshme, ju premtoj se nuk do t’u duhet shumë kohë”, tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se të gjithë “ata që kanë kryer dhunë do të gjenden dhe do të ndalohen.”

“Brenda dhjetë ditësh të gjithë njerëzit që morën pjesë në trazira do të ndalohen. Ata duhet të na shpjegojnë se çfarë po bëjnë”, tha Vuçiq./KP

 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika