Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Llapushnik të Drenasit, në rrugën magjistrale Pejë–Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka konfirmuar se viktimat janë sjellë pa shenja jete në Emergjencë.
Ai ka bërë të ditur se nga i njëjti aksident është dërguar edhe një 19-vjeçar në gjendje të rëndë.