OEK dorëzon padi kundër ZRRE-së në Gjykatën Supreme

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, lidhur me detyrimin e bizneseve që të kalojnë menjëherë në tregun e lirë të energjisë.

Përmes një postimi në Facebook, OEK ka bërë publik edhe dokumentin e padisë.

Në këtë kërkesëpadi theksohet se veprimi është ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe qytetarëve si konsumatorë të fundit, kundër një vendimi që konsiderohet i padrejtë nga ZRrE.

Ndërkohë, OEK ka reaguar me shqetësim të thellë për situatën e krijuar pas këtij vendimi të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke e vlerësuar atë si të jashtëligjshëm dhe të dëmshëm si për bizneset, ashtu edhe për ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika