Aktakuzat në mungesë për krime lufte, drojë se do të kthehen në praktikë për PSRK-në

Fondi për të Drejtën Humanitare ka publikuar raporte të shkurtra për punën e sistemit të drejtësisë, në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Aty ngrihet shqetësimi se aktakuzat në mungesë mund të kthehen në praktikë të zakonshme

Në 6 mujorin e parë të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur 6 aktakuza për krime lufte.

Katër nga këto aktakuza janë në mungesë.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, kjo nuk është zgjidhja e duhur për të adresuar krimet e luftës.

“Shqetësimi jonë në lidhje me këto aktakuza është se mos po bëhet një lloj praktike shumë e vazhdueshme për me i trajtu këto çështje vetëm me mungesë, ne si Fond e kemi potencuar se më e rëndësishme apo çështja më primare për trajtimin e tyre është krijimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës e Serbisë ku nëpërmjet kësaj marrëveshje do shkëmbehen informatat, provat e ndryshme që këto raste të trajtohen në mënyrë sa më efektive”, ka thënë Nisa Ferati – Monitoruese e FDH-së.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka publikuar dy raporte të shkurtra rreth aktakuzave e aktgjykimeve për krime të luftës.

Në raportin për aktgjykime thuhet se ka pasur trend pozitiv në trajtimin e rasteve nga Gjykata e Apelit.

“Është një gjë që po e vërejmë kohë pas kohë që gjykata e Apelit po i trajton ankesat me shumë efikasitet dhe në rast se ka shkelje po i trajton me shumë kujdes, kemi vërejtur që Apeli gjatë kësaj periudhe i ka nxjerr 2 aktgjykime njërin e ka kthyer në rigjykim, prokurori kundër Alidemajt për rigjykim duke vlerësuar se nuk janë shqyrtuar mirë provat kurse në rastin e dyte atë të Ekrem Bajroviq është konfirmuar aktgjykimi”, ka thënë Nisa Ferati – Monitoruese e FDH-së.

Nga muaji janar e deri në qershor, Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti special ka shpallur 5 aktgjykime për krime të luftës.

Hetimi i krimeve të luftës ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale që nga viti 2018, meqë para këtij viti këto raste janë hetuar prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika