Musliu lidhur me shkrimin e FT: Nëse ndodh ndonjë incident në Kosovë, të gjithë e dimë që është inskenim i Serbisë dhe përgjegjës është Vuçiqi

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Agim Musliu, eksperti i sigurisë nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka reaguar pas publikimit të një artikulli në Financial Times, duke e akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për nxitjen e tensioneve në rajon përmes politikave nacionaliste.

“Vuçiqi prej vitesh e ka përdorur nacionalizmin ekstrem dhe serbët e Kosovës si mjet/armë politike për ta ruajtur pushtetin e tij”, ka theksuar Musliu, duke shtuar se retorika pan-serbe dhe projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe” kanë pasur për qëllim mbajtjen e tërë rajonit nën tension.

Ai ka bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të mos e injorojë më këtë realitet.

“Është koha që BE dhe SHBA të ndalojnë së ushqyeri një lider që ka ndërtuar pushtetin mbi destabilizimin rajonal. Vuçiqi nuk është garanci për stabilitet, përkundrazi është burimi kryesor i krizës”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Eksperti paralajmëroi se çdo incident i mundshëm në Kosovë do të ketë një autor të vetëm.

“Nëse ndodh ndonjë incident tek në Kosovë, të gjithë e dimë që është inskenim i Serbisë dhe për këtë përgjegjës do të mbahet Vuçiq”, ka përfunduar Musliu.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika