Vritet komandanti i lartë i Hamasit, Izraeli miraton planin për marrjen e plotë të Gazës

Ushtria izraelite ka njoftuar se javën e kaluar në Rripin e Gazës është vrarë Muhammad Naif Abu Shamala, komandant i një kompanie të forcave speciale të Hamasit, Nukhba.

Sipas Times of Israel, kompania e drejtuar nga Shamala ishte përfshirë në pushtimin e Izraelit gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, duke marrë pjesë në një tentativë për sulm ndaj postit ushtarak Mars, pranë qytetit kufitar Kissufim.

Ai u eliminua të mërkurën, më 13 gusht, nga trupat e Brigadës Kfir në zonën e Khan Younis, ka bërë të ditur ushtria izraelite.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Israël Katz, ka miratuar planet e reja të ushtrisë për pushtimin e qytetit të Gazës, të prezantuara mbrëmë nga Shefi i Shtabit të IDF-së, Gjenerali Eyal Zamir.

Ofensiva, e quajtur “Tanket B të Gideonit”, është vazhdim i një operacioni të mëparshëm me të njëjtin emër, gjatë të cilit ushtria izraelite kishte pushtuar 75% të Rripit të Gazës.

Sipas raportimeve, qëllimi i këtij operacioni është të ushtrohet presion mbi Hamasin për lirimin e pengjeve.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika