Haradinaj: Aktgjykimi i Kushtetueses ka sqaruar procesin, s’do ta votojmë Haxhiun por një kandidat tjetër unifikues nga LVV

Para fillimit të seancës së Kuvendit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar disa çështje lidhur me procesin e konstituimit.

“Do të kthehemi në parlament pas vendimit të Gjykatës. Tashmë është bërë e qartë se votimi duhet të jetë i hapur, se një kandidat që nuk merr votën nuk mund të kandidojë më shumë se tri herë, si dhe është sqaruar afati prej 30 ditësh”, tha Haradinaj.

Ai nënvizoi se partia e tij nuk do ta mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut, por është e gatshme të votojë një kandidat tjetër nga LVV, të cilin e sheh si unifikues. “Nëse sot kandidati do të ishte Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci ose Shqipe Hetemi, ne do të votojmë”, u shpreh Haradinaj.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi nuk konstituohet as pas afatit 30-ditor, ai tha se kjo do ta vërtetonte qëllimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Për fat të keq besoj që qëllimi i tij nuk ka ndryshuar: të vazhdojë ta mbajë peng Kosovën, ta udhëheqë në mënyrë joligjore dhe të mos lejojë funksionimin normal të institucioneve”, theksoi Haradinaj.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika