Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, u shpreh se Vetëvendosje ka pasur mjaftueshëm kohë për të reflektuar dhe për të parë dëmet që ka shkaktuar.
“Shpresoj dhe besoj që do të nxjerrë një figurë më unifikuese”.
”Ashtu siç e kemi thënë edhe më herët, Partia Demokratike e Kosovës, nëse është një figurë që nuk ka qenë e implikuar në krim dhe korrupsion, do ta votojmë”, ka deklaruar Nura para mediave.