Edon Zhegrova pranë transferimit te Juventusi, akord për kontratë 5-vjeçare

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është shumë pranë kalimit te klubi i Juventusit në Serinë A. Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari ka arritur një akord personal me “Zonjën e Vjetër”, duke pranuar një kontratë 5-vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Aktualisht, Zhegrova është pjesë e klubit francez Lille, me të cilin i ka mbetur vetëm një vit kontratë. Situata kontraktuale dhe dëshira e lojtarit për t’u transferuar në Torino e detyron klubin francez të ulë pretendimet financiare.

Fillimisht, Lille kërkonte rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, por tani marrëveshja mund të mbyllet me një shifër që shkon deri në 20 milionë euro.

Zhegrova ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Kosovës dhe Ligue 1 në sezonin e fundit, ndërsa kalimi i tij te Juventusi pritet të zyrtarizohet së shpejti, duke e bërë atë një nga afrimet kryesore të bardhezinjve për këtë merkato.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika