Shqipe Mehmeti-Selimi shpjegon pse nuk votoi për Donika Gërvallën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas seancës së sotme, ku ajo nuk mori pjesë në votimin për propozimin e Donika Gërvallës si kryeparlamentare.

Mehmeti-Selimi ka sqaruar se vendimi i saj nuk lidhet me motive partiake, por me disa postime të Gërvallës të vitit 2020.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik për arsyen pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dua të theksoj se kjo mospjesëmarrje nuk ka të bëjë me motive partiake. Arsyeja lidhet me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Ky sqarim bëhet për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe sidomos përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes,” ka shkruar ajo.

Deputetja ka bashkëngjitur statuset e Gërvallës, në të cilat kjo e fundit e kishte quajtur Rexhep Selimin “figurë të krimit”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika