Deliu-Kodra: VV-ja po përdor kandidatura të dështuara për të vazhduar bllokadën politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka folur pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për t’u zgjedhur kryeparlamentare në seancën konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po mban të bllokuar procesin e konstituimit ë Kuvendit.

Në FIVE të TV Dukagjinit, Deliu-Kodra ka thënë se PDK ka respektuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se përpjekjet e Vetëvendosjes për të instrumentalizuar kryesuesin e seancës, Avni Deharin, bien ndesh me përpjekjet për zhbllokimin e Kuvendit.

“PDK-ja siç e ka respektuar aktgjykim tash e sa kohë, duke saktësuar që përpjekjet e instrumentalizimit të zotit Dehari nga VV-ja bien ndesh me zhbllokimin e Kuvendit. Përpjekjet që figurat që nuk marrin mbështetje dhe nuk kanë konsensus brenda Kuvendit të Kosovës të vendosen sa për të thënë.

Siç ndodhi me zonjën Haxhiu dhe zonjën Gërvalla. Nuk janë përpjekur për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit. Janë përpjekjet për ta vazhduar bllokadën politike. Të cilës i prin VV-ja dhe është përgjegjëse për bllokimin dhe për sjelljet e saj për këto 4 muaj”, ka thënë Deliu-Kodra.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika