Një qytetar ka raportuar në Polici se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin përreth, me qëllim të garantimit të sigurisë publike.
Në ndërkohë, njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intervenuar duke tërhequr mjetin e dyshuar, i cili do të analizohet më tej.
Fatmirësisht, nuk është raportuar për persona të lënduar dhe as për dëme materiale.