BBC analizon pretendimet e Trump për “ndaljen e luftërave”, përfshi edhe Kosovën

Mediumi prestigjioz britanik BBC ka analizuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili së fundi ka thënë se ka ndalur disa luftëra në botë. Ndër rastet që ai ka përmendur është edhe “konflikti mes Kosovës dhe Serbisë”.

Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë më 18 gusht, ku u shty nga udhëheqësit evropianë të ndërmerrte hapa për armëpushim, Trump deklaroi: “Unë kam përfunduar gjashtë luftëra… të gjitha këto marrëveshje që bëra pa përmendur as fjalën ‘armëpushim’”. Një ditë më vonë, ai tha se numri i tyre ishte “shtatë”.

Më 27 qershor, ai kishte pretenduar se kishte parandaluar një shpërthim armiqësie midis Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia dhe Kosova do të shkonin përpara, do të ishte një luftë e madhe. Unë thashë nëse shkoni përpara, nuk ka tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë, ndoshta nuk do të shkojmë përpara”, kishte deklaruar Trump.

BBC kujton se tensionet mes dy vendeve kanë qenë të pranishme prej kohësh, por thekson se Serbia dhe Kosova nuk kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën.

Profesori MacMillan për këtë çështje tha për BBC: “Serbia dhe Kosova nuk kanë luftuar me njëra-tjetrën, kështu që nuk është luftë që do të mbarojë”.

Shtëpia e Bardhë i tha BBC-së se Trump i referohej përpjekjeve të tij diplomatike gjatë mandatit të parë. Dy vendet nënshkruan marrëveshje për normalizimin ekonomik në Zyrën Ovale në vitin 2020, por ato nuk ndodhën në kohë lufte.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në gusht renditi shtetet për të cilat kishte folur Trump: “Presidenti tani ka përfunduar konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, si dhe Egjiptit dhe Etiopisë”.

Pas kthimit nga një vizitë në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në fund të majit kishte marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika