Aksidenti me tre viktima shqiptarë në Greqi, merret në hetim shoferi bullgar

Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Rodopit ka dalë me një njoftim në lidhje me aksidentin tragjike me tre viktima shqiptarë në Greqi.

Mësohet se prokurori ka ngritur akuza për vrasje të paqëllimshme, dëmtim të rrezikshëm nga neglizhenca dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit kundër shoferit bullgar të përfshirë në aksident.

Shoferi i kamionit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Prokurori bëri me dije se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Po pritet që ai të marrë veten dhe më pas të vijohet me dëshmitë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes që la pas 3 viktima të cilat u dogjën për së gjalli në mjet.

Dëshmitarët janë shprehur se ishin gomat që filluan të shpërthenin në flakë dhe se brenda disa sekondash makina dhe kamioni morën flakë.

Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi Aliraj.

Marianka ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pranë gruas 49-vjeçare të Kacajt, e cila ishte e vetmja e mbijetuar pasi arriti të dilte nga makina që po digjej.

Të katër po ktheheshin nga një dasmë, ndërsa në makinën e dytë që u përfshi në aksient ndodhej vajza e Viktorit dhe Mariankës, dhëndri i tyre dhe dy nipërit e mbesat e tyre, të moshës 4 dhe 6 vjeç.

Kur kamioni goditi makinën që drejtohej nga 59-vjeçari, ata më pas u përplasën me makinën në të cilën udhëtonin vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika