Autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka publikuar detaje ekskluzive për anëtarën e KQZ-së, Gordana Laban Luvic.
Në faqen e tij në Facebook, Panduri ka bërë të ditur se përfaqësuesja e Listës Serbe në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, punon edhe në institucione paralele serbe.
Sipas Pandurit, Gordana Laban, që nga viti 2020, punon paralelisht edhe si “zyrtare për punësim” në kuadër të të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dega në Graçanicë, vetëm pak muaj para se të emërohej në KQZ.
Ajo është e punësuar në të ashtuquajturën “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dega në Graçanicë.
“Gordana LABAN ZUVIC, anetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e subjektit politik “Lista Serbe”, punon edhe në pozitën “zyrtare për punësim” në kuadër te të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, Dega në Graçanicë; strukturë kjo paralele” ka shkruar Panduri.
Për të bërë edhe më të rëndë situatën, Gordana Laban Zuviç, punon në këtë institucion paralel si “zyrtare për punësim” që nga viti 2020, pra është punësuar vetëm pak muaj para se të emërohej si anëtarë e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.
Paraprakisht në emsionin “Debat Plus” Ermal Panduri, ka sjellë detaje ekskluzive edhe sa i përket gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Ramodir Laban. Edhe anëtarët e familjes së tij janë të punësuar në struktura paralele serbe.
“Ekskluzivisht në Debat Plus, sjellim edhe disa të dhëna mbi familjen e tij: bashkëshortja e Laban, Radoica, prej vitit 2020 punon si bibliotekiste në shkollën paralele të mjekësisë në Graçanicë; djali Aleksandar, jurist, që nga viti 2023 punon në Kuvendin paralel të Komunës së Deçanit; ndërsa djali tjetër, Arso, është i punësuar në të ashtuquajturin Muze të qytetit të Mitrovicës” kishte njoftuar Panduri në emisionin më të shikuar politik në vend “Debat Plus”.