Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi dhe tashmë kanë arritur shëndoshë e mirë në Gjermani, ku janë bashkuar me familjarët e tyre.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress nipi i familjes, Ervin Hoxha.
“Po, janë liruar dhe sapo kanë mbërritur në Gjermani pranë familjeve”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk ka dhënë detaje rreth këtij rasti.
Kujtojmë se një javë më parë, dy vëllezërit ishin arrestuar në kufirin Serbi–Hungari, me pretendimet e pabazuara të autoriteteve serbe se ata kishin rrëmbyer një serb në vitin 1999.