Gjykata Kushtetuese rikthen kujdesin mendor në spitalet e përgjithshme – FSSHK: Fitore për shëndetësinë publike

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 141/24, që lidhet me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Në një reagim publik, FSSHK e ka cilësuar këtë vendim si fitore për shëndetësinë publike, qytetarët dhe të gjithë punëtorët shëndetësorë e administrativë të spitaleve të përgjithshme në nivel vendi.
“FSSHK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe vigjilente në evidentimin e shkeljeve dhe mbrojtjen ligjore”, thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se paragrafi 1 i nenit 11 (organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit nr.01/2023, të miratuar nga Qeveria më 27 dhjetor 2023, nuk është në përputhje me paragrafin 1 të nenit 7 dhe paragrafin 4 të nenit 92 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja theksoi se Ligji për Shëndetin Mendor përcakton qartë që kujdesi mendor duhet të ofrohet në nivelin e dytë, përmes spitaleve të përgjithshme, ndërsa ky shërbim ishte përjashtuar në listën e parashikuar nga Statuti.

Gjykata urdhëroi që paragrafi në fjalë të ndryshohet dhe deri atëherë, shërbimet e kujdesit mendor të ofrohen sipas ligjit aktual në fuqi.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika