Franca, Britania, Gjermania e BE paralajmërojnë Iranin për programin bërthamor

Ministrat e jashtëm nga Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe BE thanë të premten se zhvilluan një telefonatë të përbashkët me homologun e tyre iranian, Abbas Araghchi, për të shprehur shqetësime mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit dhe paralajmëruan se sanksionet mund të rivendosen së shpejti.

Shefi i diplomacisë franceze Jean-Noel Barrot, tha se diskutimi përfshinte sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, kryediplomatin gjerman Johann Wadephul dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Sapo i bëmë një telefonatë të rëndësishme homologut tonë iranian në lidhje me programin bërthamor dhe sanksionet kundër Iranit, të cilat po përgatitemi t’i rivendosim,” shkroi Barrot në X.

“Koha po mbaron. Një takim i ri do të zhvillohet javën e ardhshme mbi këtë temë,” shtoi ai, transmeton KP përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika