Lushaku-Sadriu e LDK-së: Gërvalla me mendësi primitive, përfaqësim sharlatan dhe pa rezultate

Jehona Lushaku-Sadriu, deputetja e LDK-së, në emisionin Five në RTV Dukagjini ka thënë se Donika Gërvalla është një personalitet që e ka dëmtuar rëndë diplomacinë dhe përfaqësimin e Kosovës.

“E ka përfaqësuar në një mënyrë sharlatane do të thoja, nuk ka përcjellë dhe as nuk ka pasur një strategji të mirëfilltë të promovimit të shtetësisë sonë, të mbledhjes së njohjeve nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën deri në këto momente”, ka thënë ajo.

Tutje, Lushaku-Sadriu ka theksuar se Gërvalla ka shkatërruar nivelin e përfaqësimit.
“Ka shkatërruar nivelin e përfaqësimit në kuptimin e sistemit diplomatik tonin, ka shkarkuar e ka emëruar në mënyrën më të vrazhdë ambasadorë në shumë shtete dhe kështu është prishur konsistenca e përfaqësimit të shtetit tonë”.

“Komunikimi i saj ka qenë skandaloz në qendrat diplomatike dhe në kohën e saj janë mbyllur të gjitha dyert e shteteve perëndimore. Është paradox në vetvete, në fakt do të kisha pritur të paktën që në Gjermani t’i kishim dyert e hapura, do të kisha pritur që në Evropë, meqë ajo është e martuar dhe ka jetuar në Gjermani dhe ka ardhur prej Gjermanisë këtu, të kishte pak më shumë qasje. E përndryshe, ne nuk e votojmë dikë që ka dezertuar nga radhët e partisë sonë (LDK-së). Ajo nuk përfaqëson vlerën që përfaqësojmë ne si parti, andaj nuk kemi ndjerë aspak ndonjë përgjegjësi dhe kemi qenë vërtet kompakt në qëndrimet tona ndaj saj dhe nuk dëshirojmë që ta kemi kryeparlamentare”, ka thënë ajo.

Ajo e ka quajtur Gërvallën me një mendësi të “lashtë e primitive”.
“Imagjinojeni çfarë mendësie të lashtë e primitive ka një grua që udhëheq diplomacinë tonë, merr fuqinë që në mungesë të fakteve, rezultateve e sukseseve të saj, në katërvjeçarin që Kosova ia kishte dhuruar si shans për ta ushtruar detyrën e ministres së Punëve të Jashtme, në mungesë të këtyre rezultateve ajo i kthehet trashëgimisë së baballarëve dhe thirret në një të kaluar. Nuk është koha që ne si fëmijët e dikujt të thirremi në meritat e baballarëve, por kjo tregon vërtet se kur nuk ke rezultate… asaj i duhet të thirret në trashëgimi të ndryshme”, është shprehur ajo.

“Përmes demagogjisë e propagandës kanë tentuar Vetëvendosje, përgjatë katër viteve, t’i kthehen gjithmonë të kaluarës së afërt apo të largët duke linçuar njerëz të caktuar për ta mbajtur pushtetin e uzurpuar, që pikërisht po bëjnë edhe sot, duke tentuar të mos e lejojnë konstituimin e Kuvendit dhe ta mbajnë të uzurpuar qeverinë. Asaj i përshtatet që të mos konstituohet Kuvendi”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika