Seanca për rastin ku Faton Klinaku akuzohet për kanosje ndaj Albin Kurtit është caktuar të mbahet më 3 shtator.
Lajmin e ka bërë publik vetë Klinaku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se shqyrtimi fillestar në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të zhvillohet më 3 shtator 2025, në orën 09:00.
Ai shtoi se mbetet të shihet nëse Kurti do t’i përgjigjet ftesës në cilësinë e të dëmtuarit dhe dëshmitarit të prokurorisë.