Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro

Bashkimi Evropian ka transferuar dy transhe ndihme financiare për Ukrainën, në një total prej 4.05 miliardë eurosh, pak ditë përpara 34-vjetorit të Pavarësisë së vendit, njoftoi Komisioni Evropian në një deklaratë zyrtare.

Sipas Komisionit, mbështetja përfshin 3.05 miliardë euro përmes skemës së Ndihmës së Jashtëzakonshme Makro-Financiare (MFA), ndërsa një miliard euro të tjera vijnë nga riinvestimi i të ardhurave të gjeneruara nga asetet e ngrira ruse. Kjo lëvizje konsiderohet si një sinjal i qartë i mbështetjes së qëndrueshme të BE-së për Kievin, ndërsa lufta me Rusinë vijon në vitin e saj të katërt.

“Përpara 34-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht, BE-ja jep një tjetër sinjal të fortë mbështetjeje të palëkundur”, thuhet në deklaratë.

Komisioneri për Ekonominë dhe Produktivitetin, Valdis Dombrovskis, konfirmoi përmes një postimi në platformën X se fondet nga asetet e imobilizuara ruse janë tashmë në përdorim për të ndihmuar Ukrainën.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Evropian, që prej fillimit të agresionit rus në shkurt 2022, BE-ja dhe shtetet anëtare kanë ofruar gjithsej 168.9 miliardë euro ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë mbështetje ushtarake, humanitare dhe financiare./Euronews

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika