Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer stërvitje të përbashkët me Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë.
Për këtë ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu.
“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, shkroi Vengu.