Tahiri: VV ka propozuar për kryeparlamentar kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini

“VV ka propozuar për kryeparlamentar kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së”.

Kështu ka deklaruar Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës i cili ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje në propozimet e saj për postin e kryekuvendarit në konstitutimin e Kuvendit.

Në një postim, Tahiri ka përmendur sipas tij, tre shembuj të kësaj deklarate.

“1. Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000. Po kush ka luftuar në Kosovë pas qershorit 1999?! Pra, veteranët e UÇK-së mund të ndiqen për krime lufte deri më 31 dhjetor 2000, sipas ligjit të Albulenës – pikërisht ashtu siç do Serbia. Ky është shërbimi më i madh që i është bërë Serbisë.

  1. Donika Shvarc ka treguar vetë se ka bërë hetime personale, ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së (me siguri bashkë me prokurorë serbë) dhe thot se i ka dorëzuar pranë Gjykatës, duke u mburrur vetë me këtë veprim.
  2. Hekuran Murati i ka përjashtuar nga paga minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:
  • Veteranët e UÇK-së
  • Familjet e Dëshmorëve
  • Invalidët e UÇK-së”, ka shkruar ai.

Mes të tjerash, ai është shprehur i bindur në kandidatin/en e ditës së nesërme.

“Po duket se të gjithë pe dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika